E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhi farmacinë dhe disa subjekte të tjera në Tiranë, arrestohet 26-vjeçarja me precedent penal

Një 26-vjeçare është arrestuar pasi akuzohet për kryerjen e disa vjedhjeve të subjekteve të ndryshme në Tiranë.

Në rastin më të fundit ajo u kap në flagrancë gjatë vjedhjes së një farmacie në Tiranë, ndërsa nga hetimet rezultoi se kishte kryer 2 vjedhje me dhunë gjatë muajit shkurt, dhe 1 vjedhje gjatë muajit janar.

Në pranga përfundoi 26-vjeçarja R.S., e dënuar më parë për vjedhje dhe aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtin krim.

Nga këto hetimet rezultoi se kjo shtetase ka vjedhur:

-më datë 07.02.2026, ka vjedhur me dhunë në një subjekt;

-më datë 20.02.2026, i ka vjedhur me dhunë, një shumë parash, një shtetasi;

-më datë 03.01.2026, ka vjedhur në një subjekt.

Vijon hetimi për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer kjo shtetase.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›