Leskaj: Pas zgjedhjeve, ndryshon jeta e njerezve
Kryetarja e grupit parlamentar socialist , Valentina Leskaj eshte ndalur dje ne qytetin e Gramshit, ne kuadrin e prezantimit te programit te ri qeverises. Gjate takimit me qytetaret Leskaj ka folur rreth problematikave kryesore qe shqetesojne te gjithe shqiptaret sic jane shendetesia dhe arsimi. Sipas Leskaj, qeveria e cila po mbyll mandatin, nuk i kushtoi rendesi spitaleve, personave me aftesi te kufizuara apo edhe shkollave, pasi me shume mendoi per tu pasuruar vete. "Pas 28 qershorit, me ardhjen ne pushtet te koalicionit "Bashkimi per Ndryshim" te kryesuar nga Partia Socialiste, jeta e njerezve kudo qe ndodhen do te ndryshoje per mire, fale programit te ri qeverises", shprehu besimin Valentina Leskaj.