E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhi një banesë, arrestohet autori



GJIROKASTËR – Vodhi një banesë në Gjirokastër, arrestohet Mitat Kamberi pas kallëzimit të bërë nga i vëllai i pronarit të shtëpisë. Ndalimi u bë për arsye se ndaj tij është bërë një denoncim prej personit me inicialet A. Ç., me banim në lagjen “Zinxhira” të Gjirokastrës, sipas të cilit Kamberi i ka vjedhur banesën e vëllait pasi ai ndodhet me familjen përkohësisht në Greqi. Është raportuar se Mitat Kamberi ka vjedhur në këtë banesë një televizor, një DVD, një sobë druri dhe një aparat dixhital. Ndërkaq, disa prej sendeve si DVD dhe aparatin dixhital, Mitat Kamberi ia ka kthyer denoncuesit të tij, ndërsa sendet e tjera i ka shitur. Pas këtij kallëzimi, forcat e Policisë së Gjirokastrës kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e tij, ndërsa ishte strehuar në këtë qytet te një i afërm i tij.

1 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›