E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodopija: Kosova është një dhe e vetme, duhet të integrohet

Që disa muaj, ai ka filluar që të marrë pjesë në takimet e rregullta që përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, mbanë me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së.

Por, Zoran Vodopija, ambasador i Kroacisë në Kosovë, ndjen se ka për të dhënë më shumë.

Në takimet e organizuara qoftë nga Zhbogar qoftë nga shefi i EULEX0it, ai flet, për shkak se Kroacia, vendi që ai përfaqëson në Kosovë, njeh mentalitetin e këtij rajoni, njeh mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit këtu.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Vodopija ka mohuar kategorikisht çfarëdo mundësie të ndarjes apo shkëmbimi territoresh, por ka thënë se serbët e veriut duhet të kenë një lloj “autonomie sipas pakos së Ahtisarit”.

“Është e rrezikshme të flitet për çfarëdo ndarjeje apo shkëmbim territoresh. Kosova është një dhe e vetme, duhet të integrohet. Veriu duhet të ketë një lloj të statusit special, sipas Pakos së Ahtisarit”, tha Vodopija./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›