E Martë, 3 Nëntor 2026

Vogëlushja që dashuron violinën/ Elena që në klasë të 9-të e pandarë me tingujt e instrumentit

Elena Babani është nxënëse e klasës së nëntë në shkollën artistike “Prenkë Jakova” në Shkodër. Që e vogël, violina i është bërë pjesë e pandarë e jetës së saj. Tingulli dhe melodia që krijon ky instrument sipas Elenës e bën atë të veçantë në dallim nga të tjerët. Mirëpo si çdo gjë e bukur ka edhe vështirësinë e vet…

“Ka punë shumë dhe duhet durim dhe mos me u dorëzuar kurrë”, thotë ajo.

Çdo ditë Elena ushtrohet 3 deri në 4 orë me violinën por puna me të i është shpërblyer në shumë koncerte brenda dhe jashtë vendit ku ajo ka marrë pjesë.

Ndonëse e ka përjetuar magjinë e skenës, tundohet edhe nga dëshira për të bërë art në rrugët e qytetit të saj.

“Mendoj se është ide e bukur për të marrë famë dhe një aktivitet i bukur dhe me emocion. Më duket gjë e bukur”, tha ajo.

Kjo përgatitje e saj veç talentit dhe aftësive të saj vjen edhe puna e bërë nga mësuesit e saj në gjithë këto vite.

Elena është e sigurt në vetvete se violina do të vazhdojë të jetë bashkëudhëtarja e pandarë e jetës së saj dhe se nuk do ta braktisë atë asnjëherë.

Gazetar: M.Gjini

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›