Sherr me thika, plagoset 18-vjeçari
Një 18-vjeçar nga Ballshi është plagosur sot me thikë në një qendër interneti në qytetin e Ballshit.
Sipas policisë së këtij qyteti, 18-vjeçari E. A. është goditur katër herë me thikë pas një sherri për motive banale.
Ndërkohë, në kërkim është shpallur autori i plagosjes, Shefit Salaj, 19 vjeç, banues në Ballsh.
I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Fierit, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. / K. Thana