E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Shqipëria, peng i sekretarit të Enverit

Kreu i PS, Edi Rama

Kreu i PS i përgjigjet Kryeministrit: Pas 21 vitesh kemi pushtetin më të korruptuar.

Uzurpatorët e qeverisë riinauguruan një pavijon muzeal tipik komunist
Kryesocialisti Edi Rama iu përgjigj akuzave të Kryeministrit Berisha lidhur me 20 shkurtin, ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha. Në adresën e tij të rrjetit social Tëitter, Rama akuzon kreun e maxhorancës, Sali Berisha, se ka qenë sekretar partie i Enver Hoxhës. Askush ndër ata që rrëzuan monumentin e Enverit, se imagjinonte dot që 21 vjet më vonë Shqipëria do mbahej peng nga një sekretar i Enverit, shkruan Rama në rrjetin social Tëitter. Duke vazhduar reagimin e tij në rrjetin social, kryesocialisti i cilësoi të turpshme akuzat që Berisha i adresoi opozitës në këtë përvjetor të rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës. E turpshme që 21 vjet pas rrëzimit të monumentit te diktaturës sulmohet egërsisht opozita teksa vendi lëngon mes krizash të keqqeverisjes. Pushteti më i korruptuar në historinë tonë është turpi i gjallë i shkeljes mbi të gjitha ëndrrat e shpresat që sollën rrëzimin e monumentit, shkruan me tej Rama në Twitter. Duke sjellë në vëmendje qëndrimin që maxhoranaca aktuale ka pasur sipas tij ndaj ish të përndjekurve politikë të periudhës së komunizmit, kreu i PS theksoi se në 7 vjet qeverisje, PD nuk bëri asgjë për ish të përndjekurit politikë, por vetëm inauguroi një pavijon muzeal, që Rama e cilësoi komunist. Në 7 vjet, uzurpatorët e qeverisë shqiptare nuk bënë për të përndjekurit asgjë më shumë se riinaugurime të një pavijoni muzeal tipik komunist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›