E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vokshi: Rama ka fituar 20 për qind për çdo leje ndërtimi në Tiranë

Tiranë, 21 gusht, NOA Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi akuzoi edhe një herë sot kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama për abuzime me dhënien e leve të ndërtimit dhe marrjen e 20 për qind të shumës së investuar në të gjitha lejet në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD-së paraqiti një dokument të biznesmenit Dritan Avllaj, i njohur si Tan Lepuri, ku sipas saj kërkohej nga kreu i bashkisë 20 për qindëshi i shumës për të dhënë një leje ndërtimi.

Vokshi u shpreh se ky dokument është vetëm një pjesë e vogël e abuzimeve marramendëse të Edvin Ramës.

Albana Vokshi u shpreh se për të gjitha lejet që janë dhënë në Tiranë nga Rama është marrë shuma prej 20 për qind, duke e bërë aktivitet si korrupsionin më të madh.

Jam këtu për të ftuar z. Edi Rama për tu përgjigjur për ato qindra dosje në Prokurori. Ky që shihni këtu është një dokument i kompanisë Vizionin Construction, e cila është detyruar të kalojë 20 për qind të aksioneve për të marrë leje ndërtimit. 20 për qindëshi i një leje ndërtime ka kaluar në adresë të Edi Rama, - deklaroi deputetja Vokshi.

Më tej, ajo u shpreh se kryesocialisti dhe kryebashkiaku i Tiranës, z.Edi Rama duhet të sqarojë lidhjet e tij me biznesmenin Dritan Avllaj ose i njohur ndryshe si Tan Lepuri.

a.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›