E Diel, 1 Nëntor 2026

PS i përgjigjet akuzave të deputetes Vokshi

Partia Socialiste reagoi nëpërmjet deputetes Eglantina Gjermeni ndaj deklaratave të deputetes së maxhorancës Albana Vokshi.
Sipas Gjermenit, është e vajtueshme që ndërkohë që opozita e akuzon për kontrata shumëmilionëshe, në konflikt të hapur interesi mes pushtetarëve dhe familjarëve të oborrit të pushtetit, në kurriz e dëm të popullit shqiptar, zonja deputete flet përçart për njerëz të njohur të Edi Ramës që paskan lidhur privatisht kontratë me shokun e saj të jetës.

"Në Shqipëri ka qindra mijëra kontrata mes personash fizikë, dhe Partia Socialiste nuk është kundër të drejtës kushtetuese e ligjore të asnjë individi për të bërë biznes. Por Partia Socialiste dhe Edi Rama janë më të vendosur se kurrë kundër kontratave që pushteti lidh me familjarët, shërbëtorët e klientët e tij në dëm të interesit publik duke grabitur pasurinë e përbashkët apo pronat e atyre që nuk jetojnë në oborrin e
Pushtetit", theksoi Gjermeni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›