E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeta dhe vepra e Said Demnerit, përkujtohen me rastin e 90-vjetorit


Partia e Ballit Kombëtar Demokrat dhe Instituti i të Përndjekurve Politikë organizuan një ceremoni festive për nder të veprës së Said Demneri, me rastin e 90 vjetorit të tij të lindjes. Said Demneri është një nga themeluesit e Partisë së Ballit Kombëtar dhe një nga bashkëpuntorë i ngushtë i Mit'hat Frashërit i cili është gjallë. Në fjalën e tij përshëndetëse kretari i partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi u shpreh se është detyrë e jona të nderojmë dhe të respektojmë veprën dhe mundin e figurave të cilët i kanë shërbyer kombit tonë.

Në ceremoninë e nderimit të Said Demnerit, merrnin pjesë anëtarë të partisë së Ballit Kombëtar Demokrat, të afërm, familjarë miq dhe të ftuar. Said Demneri një nga themeluesit e partisë së Ballit Kombëtar jeton prej shumë vitesh në Kanada.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›