E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vokshi: Rama të përgjigjet per dosjet

Deputetja Albana Vokshi, e akuzuar fort nga opozita për fshehjen e pasurisë së saj dhe personit me të cilin bashkëjeton, është përgjigjur duke akuzuar kreun e bashkisë së Tiranës dhe liderin e opozites Edi Rama.

“Jam ketu para jush per te ftuar Ramën qe te coje ne prokurori te gjitha faktet qe ai thote se posedon në lidhje me akuzat që më janë bërë gjatë muajit të fundit. I kërkoj Ramës që të përgjigjet për ato qindra dosje në emër te tij që janë prej kohësh në sirtarët e prokurorisë”, tha Vokshi.

Sipas zonjes Vokshi, per cdo leje ndertimi, Rama merr 20 përqind të vlerës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›