SHBA, zjarre masive kërcënojnë Kaliforninë e Jugut
Zjarrëfikësit në Kaliforninë Jugore po luftojnë me flakët që kanë përpirë me qindra hektarë pyje që nga dita e djeshme. Këto zjarre janë shkaktuar nga moti i nxehtë si edhe nga erërat e forta të cilat kanë ndihmuar në shpërhapjen e zjarrëve.
Ekipet e zjarrëfikësve janë duke luftuar me flakët në pyjet që ndodhen në zonën e Ventura në Wrightwood.
Deri më tani raportohen rreth 3500 hektarë të djegura nga zjarret si edhe 3 shtëpi të shkatërruara plotësisht nga flakët. Por shumë banesa të tjera janë të kërcënuara nga zjarret të cilat nuk po pushojnë. Deri më tani në zonën Wrightwood rreth 800 banorë janë evakuar dhe lëvizur nga shtëpitë e tyre.