Mediat për zgjedhjet në Greqi

Fitorja e së majtës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi, është një lajm që ka zënë faqet e para të shtypit apo titujt kryesorë në websitet e mediave të ndryshme, kombetare,P por edhe ndërkombëtare. CNN, një agjensi prestigjioze lajmesh, shkruan për këtë ngjarje artikullin me titull: "Greqia deklaron fitoren e së majtës", ndërsa citon edhe deklaratën e Papandreut, se "përpara e pret një punë e vështirë". "Partia opozitare Socialiste, PASOK, ka sfiduar partinë Konservatore të kryeministrit Kostas Karamanlis", shkruan më tej CNN, duke përmendur gjithashtu premtimet e kreut të PASOk-ut, për rimëkëmbëjn e ekonomisë sipas një kursi të ri.
"TG com", agjensia italiane e lajmeve, shkruan materialin me titill "Greqia e së majtës" në websiten e saj online. "Karamanlisi pranon humbjen", vijon më tej TGcom, ndërsa përmend edhe telefonatën përshëndetëse që Kostas Karamanlis i ka bërë Papandreut me rastin e fitores. Tgcom vijon më tej se sipas të dhënave zyrtare, lideri socialist Jorgo Papandreu, siguroi 43,4% të votave, kundrejt 35,5% që fitoi Demokracia e Re e Karamanlisit. Ky i fundit ka dhënë dorëheqjen nga qeveria dhe nga partia e tij.
"Corriere della Sera", gjithashtu nuk lë pa anashkaluar këto zhvillime të rëndësishme për Greqinë. "PASOK-u ka siguruar 44 % të votave, një shumë e barabartë me 159 deputete nga 300 që ka gjithsej parlamenti", shkruan "Corriere della Sera" ndërsa vijon se "Karamanlis, kryeministri në largim, pranon humbjen në këto zgjedhje".
"Greqi, votimet, socialistët në qeveri". Është ky titulli që Ansa, një tjetër agjenci italiane e lajmeve publikon në faqen e saj të internetit. "Greqia ndryshon kapitull, PASOK-u i Papandreut fiton me 43, 9 % sipas rezultateve zyrtare të marra nga 98,7% e votave të numëruara", shkruan Ansa. Demokracia e Re e Karamanlis mori 33,4% të votave, në vend të tretë u rendit partia Komuniste me 7.5 %, më pas partia e së djathtës ekstreme Laos me 5, 6 %, duke lënë pas koalicionin e së Majtës Radikale me 4,5 %, ndërsa të Gjelbërit nuk arrijnë të kalojnë as pragun prej 3 %-ësh, pasi ka siguruar vetëm 2.5 % të votave, janë të dhëna që publikon ANSA.
Euronews i kushton gjithashtu vemendje fitores së të majtës në Greqi, ndërsa citon deklaratat e të dy ish kandidatëve kryesorë në garën, Karamanlisit dhe Papandreut, i cili triumfoi në këto zgjedhje të parakohshme.
Edhe agjensitë shqiptare të lajmeve, ato kosovare, greke, por edhe të tjera, i kanë ndjekur me vëmendje zhvillimet më të fundit në vendin fqinj, duke ndjekur hap pas hapi, fushatën parazgjedhore, por edhe rezultatet e procesit të votimit.
Agjencia Ina në faqen e saj të internetit publikon : "PASOK fitoi në zgjedhjet parlamentare në Greqi". Partia Socialiste greke PASOK ka fituar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi. Sipas rezultateve të fundit të Komisionit të Zgjedhjeve në Athinë, PASOK e udhëhequr nga lideri Jorgos Papandreu udhëheq me një diferencë prej më shumë se 8 për qindësh, para partisë Demokracia e Re e liderit Kostas Karamanlis, - vijon Ina.
BBC në shqip dhe në anglisht, që është një ndër agjensitë më prestigjioze të informimit, shkruan gjithashtu përveç artikujve për zgjedhjet në Greqi, edhe komente e analiza. "Partia Socialiste e opozitës në Greqi ka fituar lehtësisht zgjedhjet e përgjithshme në vend", shkruan BBC.
Fituesi i zgjedhjeve në Greqi thotë se do të drejtojë vendin drejt rimëkëmbjes", është titulli që Zëri i Amerikës i dedikon zhvillimit të zgjedhjeve të datës 4 tetor në Greqi.
Ndërsa Radio Eruopa e Lire publikon faktin që Karamanlis pranon humbjen dhe jep dorëheqjen.