Volers: SHBA të shqetësuar nga ngjarjet e dhunshme

Ambasadori amerikan në Shkup, Pol Volers deklaroi sot se ambasada e SHBA-ve dhe bashkësia ndërkombëtare është e shqetësuar për shkak të ngjarjeve të dhunshme të fundjavës së kaluar.
“Këto ngjarje lë të kuptohet se ekziston nevojë urgjente, që pikërisht këto nisma, siç është kjo sot që promovon harmoninë ndëretnike në Maqedoni”, theksoi Volers, pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim midis Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve dhe Institutit të Historisë Kombëtare të Maqedonisë.shkruan Ina.
Sipas tij, kjo nismë e sotme për promovimin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit midis historianëve – maqedonas dhe shqiptarë në Maqedoni, tregon se është një hap i dobishëm dhe konstruktiv.
“Kjo është një mundësi e shkëlqyer për promovimin e harmonisë, respektit dhe tolerancës midis qytetarëve të Maqedonis. Derisa çdo incident ndëretnik apo tentim për të nxitur tolerancë është mundësi e lehtë për t’u shfrytëzuar politikisht, kjo sot është një mundësi e mirë për të hapur dialogun dhe për të forcuar lidhjet midis etniteteve të ndryshme”, deklaroi ambasadori amerikan.
Vlerësimet e tyre për firmosjen e kësaj marrëveshje i kanë dhënë edhe drejtori i Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve, Shefqet Zekolli dhe drejtori i Institutit për Histori Kombëtare të Maqdonisë, Dragi Gjorgjiev./Indeksonline/