AKI-ja blen dhurata për spiunet e veta

Agjencia Kosovare e Inteligjencë (AKI), do të shpenzohet për festën e 8 marsit.
Ky institucion do tu blej dhurata grave që janë të punësuara aty.
Bile për këtë qëllim procedurat tenderuese nuk janë kryer si deri më tash nëpërmjet prokurimit të Zyrës së kryeministrit të Kosovës, por agjentët kosovarë kanë vendosur të zbulohen pak më shumë.
Këtë tender AKI-ja ka shpallë në kuadër të Zyrës së prokurimit të vet.
“Furnizim me dhurata për 8 mars”, është tenderi i parë që ka dhënë vet shërbimi sekret kosovar.
E këtë tender e ka fituar më 1 mars kompania “ISI-SILVERSTAR”, që edhe është bërë publik të martën në faqen e internetit të KRPP-së.
Kjo kontratë do të nënshkruhet të mërkurën në mes agjencisë dhe fituesit të tenderit. Aty është zbuluar edhe emri i zyrtares së prokurimit të AKI-së, e cila do të vë firmën në kontratën me vlerë prej 1275 euro.
AKI, nuk e ka bërë publik në faqen e KRPP-së, njoftimin për kontratë të këtij tenderi. Por, këtë e lejon Ligji i Prokurimit Publikë, edhe për institucionet tjera, pasi që tenderi ka qenë vlerë e vogël, dhe lloji i procedurës është çmimi i koutimit.
Indeksonline ka bërë përpjekje që të informohet nga AKI- ja, se sa femra ka agjencia, por nuk marrë përgjigje.
Si do që të jetë, tender “Furnizim me dhurata për 8 mars”, sot kanë dhenë disa dikastere publike. /Indeksonline/