E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinde i vdekur një qytetar në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte në periferi të kryeqytetit shqiptar. Një 11- vjeçar, i identifikuar me inicialet, A.H, mendohet se i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zenelaj të Sharrës, ndërsa kanë qenë prindërit e fëmijës që e kanë gjetur trupin e pajetë të tij.

Paraprakisht dyshohet për vetëvarja, pasi është gjetur një litar në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, Instituti i Mjekësisë Ligjore është duke bërë autopsinë e viktimës.

Po ashtu policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes së rëndë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›