E Shtunë, 31 Tetor 2026

Volfart Ne janar presim rezultatet e para te reformes zgjedhore

Ambasadori i OSBE-se ne vendin tone Eugen Volfart pershendet nisjen e punes per reformen zgjedhore. Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi dhe ODIHR-i e kane pritur me padurim kete dite te konstituimit te komisionit te posacem parlamentar per reformen zgjedhore. Eumlshte nje pikenisje e rendesishme e cila per fat perkon me kete jave te rendesishme te Dites se Pavaresise dhe Dites se Clirimit dhe meqenese zgjedhjet perbejne nje element thelbesor te demokracise eshte nje gje shume e mire qe kjo gje po ndodh menjehere pas ketyre dy datave te rendesishme per vendin - tha ambasadori. Ai kujtoi se orientimet kryesore te OSBE-ODIHR-it jane dhene ne raportet e bera publike pas zgjedhjeve te vitit 2009 dhe 2011. Keshtu qe ka tashme orientime te mira per te punuar se bashku duke shpresuar se do ti shohim rezultat e para ne fillim te vitit te ardhshem - tha ambasadori ndersa vleresoi frymen e bashkepunimit te percjelle ne mbledhjen e djeshme. Ai garantoi me tej se Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi dhe ODIHR-i mbeten gjithmone te gatshem per te ofruar mbeshtetjen e tyre me ekspertize shtese kurdohere qe te na kerkohet gjate ketij procesi. E rendesishme eshte qe ata flasin e rendesishme eshte qe ata ndertojne zhvillojne besimin tek njeri-tjetri dhe sic thashe edhe me heret une pashe nje vullnet te mire. Dhe aty ku ka vullnet te mire ka edhe nje rruge per te shkuar drejt nje konsensusi. Natyrisht gjerat duhen zhvilluar duhen hartuar projekt-ndryshimet pune qe tashme ka filluar dhe une kam besim se ajo do te funksionoje - deklaroi ai. Ambasadori vleresoi dhe gatishmerine e Kuvendit per te dhene ndihmen e tij ne kete proces.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›