Topi Ndryshimet ne kohe zgjedhjet te mos kontestohen
Presidenti i Republikes Bamir Topi e ka vleresuar nisjen e punes se Komisionit te Posacem te Reformes Zgjedhore duke kerkuar njeheresh dhe realizimin ne kohe te saj. Natyrisht qe une e shikoj si nje sinjal shume te mire sepse nga deklaratat tani njerezit jane ne pune praktikisht dhe aty ku konkretizohet puna eshte pikerisht komisioni. Une shpresoj qe ndryshe nga heret e tjera ky komision ti perfundoje punet ne kohe sepse jane eksperienca jo fort te kendshme nga e kaluara qe Kodi Zgjedhor miratohet pergjithesisht diten e fundit. Duke miratuar ne kohe pastaj palet do ta kene me te thjeshte per tu njohur edhe me infrastrukturen zgjedhore tha kreu i shtetit. Njeheresh numri nje i Republikes se Shqiperise tha se duhet qe me kete reforme zgjedhjet te mos kontestohen. Zgjedhjet nuk jane thjesht per partite politike. Zgjedhjet jane ne radhe te pare per popullin i cili deshiron te njihet edhe me ligjin edhe me infrastrukturen te ambientohet me te dhe me se fundi te kemi mundesi qe te shkojme ne zgjedhje qe shpresoj qe te mos kontestohen me. Une besoj qe eshte nje moment i mire i fillimit te kesaj pune te rendesishme. U uroj vetem suksese U uroj qe te kene ne themel te punes se tyre jo emocione politike dhe pozicione partiake Por te dalin me nje Kod qe do te jete ne standardet europiane U uroj vetem pune te mbare theksoi Presidenti. Kreu i shtetit prej kohesh ka kerkuar qe partite te arrijne nje konsensus per reformat madhore te vendit.