E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama diskuton programin politik me kreret e strukturave ne baze

Kukes

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka udhetuar dje ne Kukes ku eshte takuar me bazen e partise ne shkalle qarku si dhe me autoritete lokale te zgjedhur nga radhet e socialisteve. Gjate takimit eshte diskutuar mbi programin politik qeverises ku kreu i opozites shqiptare shoqerohej nga sekretari organizativ Blendi Klosi deputeti socialist i zones Asllan Dogjani etj. Burime brenda takimit qe u zhvillua pa pranine e medias thone se eshte diskutuar dhe jane marre sugjerime nga baza socialiste per programin qe do te zbatoje Partia Socialiste nese do te fitoje zgjedhjet parlamentare te vitit 2013. Ju jeni armata qe do te jetesoje thelbin dhe permbajtjen e ketij programi per nje qeverisje te mire ne antiteze me qeverisjen e korruptuar te Saliut mesohet tu kete thene Rama socialisteve te bazes duke u shpjeguar pikat themelore te programit. Takimi me pjesemarrjen e rreth 100 socialisteve te strukturave drejtuese te bazes si dhe te zgjedhur lokale u zhvillua ne pallatin e kultures Hasan Prishtina te Kukesit dhe ka zgjatur rreth dy ore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›