E Shtunë, 31 Tetor 2026

Volfart takon Ramën: Konsensus për Presidentin

TIRANE- Reforma Zgjedhore dhe ceshtja e zgjedhjes se presidentit te ri te vndit ka qene tema te takimit te sotem mes kreut te prezences se OSBE-se ne vendin tone, ambasadori, Eugen Volfarth me liderin e socialisteve, Edi Rama.

Në bisedën time me zotin Rama unë e përgëzova për punën e mirë të bërë nga bashkëkryetari në Komisionin për Reformën Zgjedhore. Drafti i Kodit Zgjedhor përbën një tekst të shkëlqyer dhe nevojitet vetem një hap final për tu marrë nga politika- tha ambasadori, pas mbylljes se takimit.

Ai ka vleresuar punen konstruktive te bere deri tani edhe ne procedurat per zgjedhjen e presidentit. “Unë shoh një nivel të madh konstruktiviteti për president konsensual. Shoh linja të rëndësishme dialogu mes udhëheqësve politikë. Këtë dialog e shoh konstruktiv dhe pres të shoh një proces të hapur dhe transparent”- tha ai.

Takimi nisi rreth ores 09.00 dhe u mbajt pa pranine e mediave ne seline roze.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›