Uollfarth: Drafti i Kodit Zgjedhor, një punë e shkëlqyer që duhet finalizuar

Eugen Uollfarthdhe Edi Rama / foto arkiv
Ambasadori i OSBE-së vlerëson kontributin e PS-së për reformën zgjedhore.
Pas takimit me kreun e PS-së, Edi Rama, ambasadori Uollfarth u shpreh se drafti i Kodit Zgjedhor përbën një punë të shkëlqyer e cila duhet finalizuar.
Përgëzova Ramën për punën e mirë të bërë për reformën zgjedhore. Drafti i Kodit Zgjedhor përbën një tekst të shkëlqyer dhe duhet vetëm hapi final në politikë. Është bërë punë konstruktive, tha ambasadori. / G.N.