Volfarth: Duhet një president konsensual
6 muaj para përfundimit të mandatit të presidentit të republikës, ndërkombëtaret kërkojnë konsensus për kandidaturën që do të pasojë në detyrë kreun e shtetit, Bamir Topi. Ambasadori i OSBE në Tiranë, Eugen Volfarth, ka rekomanduar që palët te gjejnë gjuhen për zgjedhjen e presidentit siç ndodhi me Avokatin e Popullit. Këto komente shefi i OSBE i bëri gjatë takimit me avokatin e sapozgjedhur te popullit Igli Totozani. Megjithatë, për diplomatin Volfarth ka ende kohe deri ne muajin korrik, periudhe kur do të zgjidhet presidenti i ri i republikës. Krahas emrave të ndryshëm që tashme kanë filluar të përfliten nga forcat politike, deri tani është e sigurt se kreu aktual i shtetit nuk do të rikandidojë për një mandat të dytë. Vetë presidenti Bamir Topi konfirmoi mos kandidimin e tij, ndërsa kreu i mazhorances Berisha, ka këmbëngulur për votim brenda kushtetutës dhe jo konsensual, duke pare te mundshëm çdo emër te drejtuesve të lartë të PD.