“Tirona” shpallet për të 24-ën herë kampione
Tiranë Skuadra e “Tironës” është shpallur për të 24-ën herë kampione e Shqipërisë. Kryeqytetasit arritën t’i mbyllnin hesapet e këtij kampionati në ndeshjen direkte me rivalët e Vllaznisë së Shkodrës duke fituar me rezultatin 2-1.
Kapiteni Devi Muka “i preu gjunjët” miqve shkodranë që në minutën e dytë të ndeshjes me golin e shënuar. Në minutat e mëtejshme gjithçka ishte e thjeshtë për t’u kontrolluar nga skuadra e Tiranës. Në minutën e 30-të golashënuesi më i mirë i sezonit, Migen Memelli, arrin të shënojë edhe golin e dytë.
Shkodranët zgjohen vetëm në minutën e fundit të takimit, kur Xhevair Sukaj shënon golin e vetëm të Vllaznisë.
Ky është titulli i 24-t për Tiranën, e cila e thellon akoma më shumë diferencën me ndjekësit e saj lidhur me numrin e trofeve.
Tirana sezonin e ardhshëm do ta fillojë Ligën e Kampioneve nga faza e dytë, ndërsa Vllaznia do të luajë në fazën e parë të Ligës së Evropës, së bashku me Dinamon. Flamurtari do ta fillojë këtë kompeticion nga turi i dytë, pasi është fituesi i Kupës së Shqipërisë.