E Diel, 1 Nëntor 2026

Nëntë mënyra sesi të ruajmë romancën në lidhjen tonë



Të gjithë e dimë edhe pse nuk e pranojmë gjithmonë se, me kalimin e kohës edhe lidhja më e fortë e dashurisë vjen deri te zbehja e kësaj ndjenje. Ja si ta ruajmë dashurinë në lidhjen tonë martesore.
Bëni gjithmonë shaka
Qeshja është çelës i një lidhjeje të mirë. Edhe kur nuk jeni në humor të mirë, apo kur jeni të stresuar, mundohuni që të gjeni ndonjë gjë që do t’ju bëjë të qesheni. Në këtë mënyrë problemet tuaja do të duken më të vogla dhe më të lehta, e partneri juaj do të marrë pjesë aktive në këtë.
Mos i kurseni komplimentet
Edhe pse kjo mund të duket e parëndësishme, partnerin bashkëshortor duhet vazhdimisht që ta lavdëroni, sidomos kur bën diçka mirë. Për shembull, nëse i thoni burrit tuaj se ka gëlqerosur për mrekulli shtëpinë, apo se ju ka ndihmuar shumë që ua ka rregulluar hekurin për hekurosje, ai do të ndihet më mirë dhe më me lehtësi do t’i përballojë punët.
Dërgoni mesazhe të dashurisë
Pa marrë parasysh se sa të zënë mund të jeni në punë, gjithmonë mund të gjeni rast dhe kohë për t’i dërguar bashkëshortit/es tuaj një porosi sms të dashurisë. Kjo mund të mjaftojë për t’ia bërë me dije atij/asaj se mendoni vazhdimisht në të.
Gjeni kohë vetëm për veten
Punoni tërë ditën dhe, kur të ktheheni në shtëpi, keni ndjenjën se duhet të rrini me partnerin deri në fund të mbrëmjes. Kjo është në rregull, por ndonjëherë duhet ta kaloni kohën e lirë edhe ndaras, secili për shije të vet. P.sh, derisa ai lexon gazetën, apo bën atë që preferon, ju mund ta shikoni serinë tuaj të preferuar TV.
Shpreheni dashurinë me prekje
Mos harroni çdo ditë që të putheni dhe të ledhatoheni. Prekja ka rëndësi të madhe, prandaj kurrë mos mendoni se e keni tepruar. Mëngjesi është moment i përshtatshëm që të filloni me praktikimin e kësaj këshille, por edhe më vonë, gjatë ditës, do të keni raste të tjera.
Mos e shpikni dhembjen e kokës në dhomën e gjumit
Seks, seks dhe vetëm seks. Kjo është mënyra më efikase për ta larguar stresin dhe për t’ia bërë me dije partnerit bashkëshortor sesa joshës është ai për ju.
Ndani me partnerin mendimet tuaja
Duhet të keni respekt aq të mjaftueshëm midis veti, sa që të jeni të sinqertë dhe të hapur gjatë bisedës. Thuajeni atë që mendoni edhe nëse partneri juaj nuk do të pajtohej me atë gjë, por po ashtu, me të ndani edhe atë që ju bën të kënaqeni së bashku, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për muzikë, film, apo për ndonjë gjë tjetër.
Bisedoni edhe para se të flini
Përpiquni që, sa herë që të jetë e mundur, të bini për të fjetur në të njëjtën kohë. Derisa t’ju marrë gjumi bisedoni për gjithçka që ju vjen në mend. Do të shihni se kjo është një përvojë shumë e mirë.
Vazhdimisht bëjani me dije sesa e doni
Dhe, në fund, ajo më e thjeshta: nuk është zor që partnerit tuaj t’i thoni çdo ditë se sa e doni, me kusht që kjo të jetë edhe e vërtetë, përndryshe ka efekt krejt të kundërt.

Këshillat që mbajnë gjallë pasionin
Ja disa këshillat që mbajnë gjallë pasionin dhe dëshirën seksuale:
1. Jepini kohë vetes
Seksi nuk është një garë. As për një femër. Kulmi i eksitimit mund të vijë në fund për një mashkull, ndërsa për femrat duhet që gjatë gjithë përvojës të marrin kënaqësi që të arrijnë me të vërtetë pikën më kulmore të epshit. Kështu që, nëse doni të bëni me të vërtetë përshtypje, merreni me ngadalë. “Ndërroni marsh”. Mendoni si një breshkë dhe jo si një lepur.
2. Komunikoni
Të lidhesh fizikisht me një femër, nuk u garanton seks të mirë. Intimiteti emocional do t’u vijë të ndihmë të dyja palëve. Ndani dëshirat dhe fantazitë tuaja dhe jini të ndershëm me ato çfarë u pëlqejnë dhe jo gjatë aktit. Sa më shumë të diskutoni për seksin aq më i mirë do të bëhet. Mbi të gjitha dëgjojeni partneren tuaj.
3. Bëhuni përgjegjës
Djem, edhe pse kjo mund t’u duket e pabesueshme, por femrat nuk e pëlqejnë shumë një mashkull i cili jep idenë e një mashtruesi. Organi juaj mashkullor mund të jetë pjesa më sensuale e trupit, por përqendrimi vetëm në nevojat tuaja dhe të sajat, do të bëjë që partnerja juaj të ndihet e ftohtë dhe të mos të mendojë më për veten e saj.
4. Mos ndaloni
Nuk është aspak një ide e mirë që të filloni të bëni seks, të arrini në orgazëm dhe më pas të ndaloni. Herën tjetër merrni në konsideratë situatën, duke u nisur nga këndvështrimi i saj. Femrat nuk kërcejnë menjëherë në kulmin seksual, por duke bërë një rrugë të mbushur plot me kënaqësi. Nëse doni të bëheni me të vërtetë mjeshtër në shtrat, mos e shikoni orgazmën si pikën kulmore dhe më të rëndësishme të raportit tuaj.
5. Kulmi i eksitimit
Këto që u thanë më sipër nuk nënkuptojnë që një femër nuk dëshiron të arrijë në orgazëm, por që nuk është e nevojshme që ajo të arrijë gjithmonë këtë pikë. Shumë pak femra arrijnë në orgazëm vetëm në sajë të penetrimit në vaginë të organit mashkullor. Kjo do të thotë se, në pjesën më të madhe të rasteve femrat arrijnë të ndjejnë kulmin e kënaqësisë në sajë të stimulimit (prekjes, puthjes dhe fërkimit) në klitor.
6. Nëse gjithçka tjetër dështon
Edhe pse mungesa e orgazmës, shpesh nënkupton se keni përdorur teknikat e gabuara, në fakt pas saj mund të qëndrojnë shumë arsye të tjera serioze, si gjendja shëndetësore apo ajo psikologjike. Në këtë rast, duhet veçse t’i qëndroni sa më pranë partneres suaj dhe ta bëni të ndjejë se edhe pse gjërat me seksin nuk po shkojnë ashtu si duhet, ju vazhdoni ta dashuroni si në ditën e parë.

6 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›