Historia se si iu shitën biznesmenit vlonjat 4 nëndetëset në vitin 1999
Vetëm pak muaj pas vendimit të Majkos, Hajdaraga firmosi shitjen e nëndetëseve. Historia e 4 vendimeve. Berisha nxori për shitje dy nëndetëse që Nano i çoi në muze
Albert Gjoka
Katër nëndetëset e bazës ushtarake të Pashalimanit kanë kaluar një kalvar të vërtetë që nga dita kur u vendos shkatërrimi i tyre. Vetëm disa muaj pas vendimit të qeverisë “Majko” në fundin e vitit 1998, me firmën e ish-ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga, u bë privatizimi i katër “peshkaqenëve” të ujërave detare shqiptare. Burime për gazetën “Albania” bëjnë të ditur se në vitin 1999 një sipërmarrës vendas bleu katër nëndetëset ruse dhe disa katera, të përfshira në listën për shitje nga Ministria e Mbrojtjes. Por, vdekja e pronarit rreth 18 muaj më vonë bëri që këto objekte t’i rikthehesh sërish kontingjentit të ushtrisë. Por, në vitin 2002, kryeministri i asaj kohe, Fatos Nano, nxori dy vendime brenda një periudhe dymujore për mjetet dhe teknikën luftarake të dalë jashtë përdorimit. Në vendimin e datës 12 dhjetor 2009 ai vendosi që dy nëndetëset, “Tufani” dhe “Vetëtima” të regjistrohen si objekte muzeale në Muzeun e Forcave Detare në Vlorë. Por pikërisht këto dy anije kaluan në procedurë shitjeje dhe kreu i qeverisë aktuale nuk mori parasysh dokumentin e firmosur nga paraardhësi i tij, por atë që i takonte ish-kryeministrit Majko.
Shitja e nëndetëseve
Që nga viti 1995 katër mjetet e rralla të Marinës Ushtarake shqiptare, që ishin të ankoruara në bazën e Pashalimanit, kishin nxitur jo vetëm kureshtjen, por edhe interesin e shumë vendeve të huaja. Turistët, por dhe oficerët e shteteve të Aleancës, kishin vizituar disa herë bazën dhe kishin parë deri në detaje mjetet lundruese nënujore. Sipas një ish-drejtuesi në bazën e Pashalimanit, Turqia ka qenë e interesuar për t’i rivënë në punë këto mjete, ndonëse ishin prodhim rus i vitit 1955. Por, ekspertë të tjerë të huaj kishin shuar çdo shpresë se ato mund të lundronin më për shkak të teknologjisë së vjetër. Edhe ato plane që ekzistonin deri para vitit 1997 u ndërprenë për shkak të trazirave të asaj periudhe. Vendimi i datës 30 dhjetor të vitit 1998, vetëm dy ditë para festave të fundvitit, i hapi rrugën shitjes për skrap së mjeteve lundruese të kohës së komunizmit, pasi ishin amortizuar. Oferta e parë vjen vetëm pak muaj në pas. Një sipërmarrës vlonjat bleu katër nëndetëset dhe disa mjete të tjera lundruese që kishin qenë deri në atë periudhë pronë e Ushtrisë shqiptare. Një punonjës në bazën e Pashalimanit në atë periudhë, i cili nuk dëshiron të identifikohet, thotë se një biznesmen nga Vlora bleu katër nëndetëset dhe disa katera, një pjesë e të cilave u demontuan për skrap. Por anijet për lundrim nën ujë nuk u prekën. Sipas tij, çmimi që iu dha mjeteve lundruese ishte i ulët krahasuar me vlerën reale për gjendjen që kishin. Qoftë edhe sikur të ishin shitur për skrap. Procedurat për shitjen e “Tufanit”, “Vetëtimës”, “Stuhisë” dhe “Rrufesë” u bënë nga ministri i Mbrojtjes së asaj periudhe, zoti Luan Hajdaraga. Por gjithçka u rikthye në gjashtëmujorin e parë të vitit 2001. Vdekja e papritur e pronarit të mjeteve ushtarake solli më pas ndërprerjen e kontratës me Ministrinë e Mbrojtjes. Burimet shprehen se mbeten misterioze qëllimet për të cilat i bleu sipërmarrësi vlonjat nëndetëset, të cilat u rikthyen te pronari-shtet.
Histori vendimesh
Ideja për të shitur të gjithë arsenalin e mjeteve lundruese luftarake vazhdoi edhe pas dështimit të përpjekjeve në ankandin e parë. Më datë 26 shtator të vitit 2002, kryeministri Nano rishikoi vendimin e Majkos duke zgjatur afatin në të cilin do të bëhej procesi i shitjes së mjeteve. Por, rreth tre muaj më vonë zoti Nano e modifikoi vendimin duke vendosur që dy prej tyre të kalojnë në muze. “Në Vendimin Nr. 828, datë 30.12.1998 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, në lidhjen A, në listën që i bashkëlidhet vendimit, numri rendor 2 ‘Nëndetësja 332, Tufani’ dhe numri rendor 4 ‘Nëndetësja 334, Vetëtima’, hiqen nga lista dhe kalojnë e regjistrohen si objekteve muzeale në Muzeun e Forcave Detare, pranë Akademisë së Detarisë, Vlorë”, - thuhet në vendimin që mban datën 12 dhjetor 2002. Që prej asaj periudhe gjithçka mbeti pezull përsa i përket fatit të katër nëndetëseve. Përtej interesave për t’u përdorur në funksion të turizmit, apo për pavijonet e muzeve të Luftës së Ftohtë, nuk pati ndonjë gjë të re për to.
Shitja për skrap
Në mbledhjen e fundit të qeverisë, zoti Berisha vendosi që dy nëndetëset, “Vetëtima” dhe “Tufani”, për të cilat paraardhësi i tij vendosi që të shkonin në muze, do të kalonin për procedurë shitje. Baza mbi të cilën u mbështet ky hap ishte një nen i Kushtetutës dhe vendimi i ish-kryeministrit Majko, i cili i kishte listuar edhe këto dy nëndetëseve për t’u shitur për skrap. Pesha e secilës prej këtyre anijeve është 650 tonë secila. Materiali me të cilat janë ndërtuar këto mjete luftarake nga rusët është çelik dhe bakër. Vlera e tyre është e konsiderueshme edhe nëse do të shiteshin për t’u shkrirë në uzinat e Kombinatit Metalurgjik. Vendimi i katërt që merret për mjetet luftarake të Forcave Detare duket se është përpjekja e fundit për t’u dhënë zgjidhje katër nëndetëseve të ndryshkura, të cilat qëndrojnë të ankoruara në bazën e Pashalimanit. Shitja e tyre do të shënonte edhe fundin e gjallë të historisë së Ushtrisë shqiptare që dikur kemi pasur nëndetëse që shkaktonin jo vetëm kuriozitet, por edhe frikë në brigjet matanë Adriatikut.
Nëndetëset, në muze apo për skrap?
Që në fillimin e viteve 2000 është kristalizuar ideja se mjetet lundruese luftarake të periudhës së komunizmit mund të përdoren për dy qëllime: ose për t’i dërguar në pavijonet e Luftës së Ftohtë, brenda ose jashtë vendit; ose për t’i përdorur për qëllime turistike në vendet ku ato ndodhen. Ish-kryeministri Nano mori pikërisht këtë vendim për dy prej katër nëndetëseve, duke i çuar ato në Muzeun e Forcave Detare në Akademinë e Marinës në Vlorë.
Një kërkesë tjetër e ngjashme erdhi nga Çekia para tre vitesh. Ministria e Mbrojtjes së këtij vendi i kërkoi homologut shqiptar, zotit Fatmir Mediu, në atë periudhë, që të merrte njërën prej nëndetëseve pasi ishte menduar që ajo të vendosej në Muzeun e Luftës së Ftohtë në Pragë. Edhe së fundi, Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka përgatitur një draft për ngritjen e një muzeu me mjetet dhe teknikën luftarake që është përdorur në kohën e komunizmit nga Ushtria shqiptare. Ende nuk është e qartë nëse ndonjëra prej katër nëndetëseve do të shkojë në pavijonet e këtij muzeu, i cili deri në këto momente është thjesht në letër. Një tjetër ide që ka qarkulluar rëndom është edhe qëndrimi i katër nëndetëseve në bazën e Pashalimanit dhe hapja e zonës ushtarake për turistët vendas dhe të huaj. Drejtuesit e Parkut të Orikut, i cili ndodhet shumë pranë bazës ushtarake, kanë bërë disa kërkesa që baza dhe nëndetëset të jenë të hapura për t’u parë nga turistët e shumtë.
VENDIMI Nr. 828, datë 30.12.1998
... Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Ministria e Mbrojtjes autorizohet, që brenda vitit 1999, të organizojë shitjen nëpërmjet ankandit të 15 000 tonë skrapeve që ka në administrim, nga nxjerrja jashtë përdorimit të anijeve dhe mjeteve lundruese të Forcave të Mbrojtjes Detare, sipas listës që i bashkëngjitet këtij vendimi.
2. Personat fizikë ose juridikë, vendas apo të huaj, që fitojnë ankandin mund të tregtojnë sasinë e skrapeve të përmendur në pikën 1 të këtij vendimi, brenda vendit ose ta eksportojnë atë.
3. Të ardhurat që përfitohen nga shitja e skrapeve, të administrohen nga Ministria e Mbrojtjes, në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 424, datë 9.7.1998 “Për krijimin dhe administrimin e të ardhurave që krijojnë institucionet buxhetore”.
4. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi...
KRYEMINISTRI
Pandeli Majko
VENDIM Nr. 444, datë 26.9.2002
Për një ndryshim në Vendimin Nr. 828, datë 30.12.1998 të Këshillit të Ministrave “Për shitjen e mjeteve dhe të teknikës luftarake të ushtrisë, të dala jashtë përdorimit, në formën e skrapeve”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 7 të nenit 14 të Ligjit Nr.8671, datë 26.10.2000 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit dhe drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Në pikën 1 të Vendimit Nr. 828, datë 30.12.1998 të Këshillit të Ministrave të bëhet ky ndryshim:
Fjalët “…që brenda vitit 1999…” të hiqen.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Fatos Nano
V E N D I M Nr. 640, datë 12.12.2002
Për një ndryshim në Vendimin Nr. 828, datë 30.12.1998 të Këshillit të Ministrave "Për shitjen e mjeteve dhe të teknikës luftarake të ushtrisë, të dala jashtë përdorimit në formën e skrapeve", ndryshuar me Vendimin Nr. 444, datë 26.9.2002 të Këshillit të Ministrave.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 14, pika 7, të Ligjit Nr. 8671, datë 26.10.2000 "Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë", me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në Vendimin Nr. 828, datë 30.12.1998 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, në lidhjen A, në listën që i bashkëlidhet vendimit, numri rendor 2 "Nëndetësja 332, Tufani" dhe numri rendor 4 "Nëndetësja 334, Vetëtima", hiqen nga lista dhe kalojnë e regjistrohen si objekteve muzeale në Muzeun e Forcave Detare, pranë Akademisë së Detarisë, Vlorë.

1. Ministria e Mbrojtjes autorizohet që brenda vitit 1999 të organizojë shitjen nëpërmjet ankandit të 15 000 tonë skrapeve që ka në administrim, nga nxjerrja jashtë përdorimit të anijeve dhe mjeteve lundruese të Forcave të Mbrojtjes Detare, sipas listës që i bashkëngjitet këtij vendimi.
2. Personat fizikë ose juridikë, vendas apo të huaj, që fitojnë ankandin, mund të tregtojnë sasinë e skrapeve të përmendur në pikën 1 të këtij vendimi, brenda vendit ose ta eksportojnë atë.
3. Të ardhurat që përfitohen nga shitja e skrapeve të administrohen nga Ministria e Mbrojtjes, në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 9.7.1998 “Për krijimin dhe administrimin e të ardhurave që krijojnë institucionet buxhetore”.
4. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
6 Mars 2010