Ndryshimi i cmimit te energjise elektrike

Shtyhet vendimi për të ndryshimin e çmimit të energjisë elektrike. Etnti Rregullator i Energjisë ka e vendosur të zhvillojë në një datë tjetër mbledhjen e radhës, ku do të vendoset për ndryshimin e tarifave të energjisë. Shkak i shtyrjes së këtij vendimi është bërë paraqitja e planit të investimeve nga ana e kompanisë CEZ shpërndarje.
I kontaktuar me telefon, drejtori juridik i ERE-s, Eduard Elezi, sqaroi se plani i investimeve të kësaj kompanie lidhet direkt me vendimin që do të merret për rritjen e tarifave të energjisë. Në këtë pikë, mbetet që vendimi për rritjen e çmimit të energjisë të merret dhe të bëhet publik javën që vjen. Në mesditën e sotme në zyrat e Entit Rregullator të Energjisë u shqyrtua kërkesa për rritjen e çmimit të energjisë nga tre kompanitë OST, KESH dhe CEZ shpërndarje. Nga burime konfidenciale mësohet se çmimi i energjisë nuk do të dnryshojë.