E Enjte, 5 Nëntor 2026

Von der Leyen: Aktet agresive ruse kundër Ukrainës do të kenë kosto masive

Aktet e mëtejshme agresive kundër Ukrainës do të kenë kosto masive, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në seancën e fundit plenare të Parlamentit të BE-së.

”Duam të kemi marrëdhënie të mira me Rusinë, por kjo varet nga sjellja e Moskës, që po zgjedh një qëndrim agresiv ndaj fqinjëve të saj”, theksoi ajo.

“Ne jemi gati, ne kemi një seri të tërë sanksionesh ekonomike që synojnë sektorët ekonomikë dhe financiarë dhe përgjigjja jonë ndaj çdo agresioni mund të parashikojë një rritje të mprehtë të sanksioneve ekzistuese krahas masave të reja më të rënda për Rusinë”, shtoi Von der Leyen.

“Rusia duhet të çojë përpara rrugën diplomatike dhe konfliktet duhet t’i trajtojë në mënyrë paqësore”, nënvizoi ajo./ANSA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›