Von der Leyen: Sundimi i ligjit kundër sundimit të armës

Presidentja e Komisionit Evropian ka dhënë një analizë rrëqethëse të pushtimit rus të Ukrainës, duke e përshkruar atë si një betejë midis “sundimit të ligjit dhe sundimit të armës”.
Ursula von der Leyen paralajmëroi se BE-ja nuk do ta pranojë kurrë pikëpamjen se Ukraina nuk ka të drejtë të ekzistojë dhe dënoi “agresionin e zhveshur” të Presidentit Putin kundër vendit.
Ajo tha se nëse Moska po kërkonte të përçante komunitetin ndërkombëtar, ajo kishte arritur “pikërisht të kundërtën” duke përmendur koordinimin e bllokut me aleatët.
BE-ja reagoi “me shpejtësinë e dritës” për të ofruar paketën më të madhe të sanksioneve në historinë e unionit, e cila do të shkaktonte një dëm të rëndë në ekonominë ruse, shtoi ajo.
Von der Leyen kishte gjithashtu fjalë të forta për oligarkët rusë: “Mos bëni gabim, ne do të ngrijmë asetet e tjera të tyre, qofshin jahte apo makina të bukura”.
Ajo bëri gjithashtu një dallim midis Kremlinit dhe popullit rus.
“Ka një Rusi tjetër, përveç tankeve të Putinit, dhe ne i shtrijmë dorën tonë të miqësisë kësaj Rusie tjetër”, tha ajo./BBC