E Enjte, 5 Nëntor 2026

Presidenti i Këshillit të BE-së: Lufta e bazuar në gënjeshtra të neveritshme

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel foli me pasion në seancën speciale, duke dënuar pushtimin e Ukrainës nga Vladimir Putin si “brutal” dhe të bazuar në “gënjeshtra të neveritshme”.

Ai paralajmëroi se rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla ishte nën sulm dhe i përshkroi veprimet e Moskës si “terrorizëm gjeopolitik, i pastër dhe i thjeshtë”.

Lidhur me kërkesën e Ukrainës për t’u bërë një vend anëtar i BE-së, ai tha se “do të jetë e vështirë, ne e dimë se ka pikëpamje të ndryshme në Evropë”, por e përshkroi kërkesën si “legjitime” dhe “simbolike”./BBC

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›