Von der Leyen: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE

“Vendet Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së”, kështu u shpreh Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, në fjalën e saj në edicionin e 17-të të Forumit Strategjik të Bledit 2022 në Slloveni.
Ndalur tek hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Von der Leyen e konsideroi një sukses për të dyja vendet.
“Ne kemi një interes të qartë strategjik që vendet e Ballkanin Perëndimor të vazhdojnë dhe të anëtarësohen në BE. Prosperiteti i Ballkanit Perëndimor është prosperiteti i BE-së. Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor, është stabiliteti i Bashkimit Europian. Kemi nisur planin tonë me një financim prej 9 miliardë eurosh, me qëllimin për të mobilizuar rreth 20 miliardë euro investime në Ballkanin Perëndimor. Kjo është arsyeja se pse çelja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është një gur kilometrik. Ishte një sukses për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të forcojmë demokracitë në Europë. Ka të bëjë më vlerat tona të përbashkëta“- tha Von Der Leyen.
/rtsh.al/