Vondrusova, mbretëresha e re e Uimbëlldonit

Marketa Vondrusova është mbretëresha e re e turneut të tenisit Uimbëlldon. Numri 42 i renditjes botërore për femra tashmë e ka bërë realitet “përrallën” e vet për të qenë për herë të parë fituese e një turneu të madh të tenisit botëror.
Në finalen e madhe të Uimbëlldonit, në një hark kohor prej një orë e 20 minutash, Vondrusova mundi 2-0 tunizianen Onz Zhabër, e cila është humbëse për herë të dytë në një turne të tillë. Sepse edhe më 2022-in, po në finale, u mund nga Rybakina. 6-4, 6-4 dhe Vondrusova bëhet fituese e Uimbëlldonit për vitin 2023.
E diela është për finalen e meshkujve në duelin e “titanëve”, Alkaraz – Xhokoviç.