E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Fukuoka 2023, Gjermania merr të artën e parë

Notarja gjermane Leonie Beck, kampione e Europës në “maratonë”, triumfoi në Fukuoka të Japonisë në garën e vështirë të distancës prej 10 kilometrash të zhvilluar natën mes të premtes dhe të shtunës.

Pas më shumë se dy orësh sforco Beck (26 vjeç, stërvitet në Ostia me Fabrizio Antonelli) fitoi garën duke rritur ndjeshëm shpejtësinë në 100 metrat e fundit ku dhe parakaloi australianen Chelsea Gubecka.

Në vendin e tretë këtë garë të vështirë e përfundoi 17-vjeçarja Katie Grimes. Notarja nga SHBA mundi në fotofinish holandezen Sharon van Rouwendaal (kampionia e Botës në fuqi).

Kampionatin Botëror të sporteve në ujë do të keni mundsi ta ndiqni çdo ditë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›