E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vonesa të paarsyeshme në ndërtimin e “Kosova e Re”

Përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe të shteteve të ndryshme po marrin pjesë në konferencën e donatorëve për energji të qëndrueshme në Prishtinë.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka treguar para tyre hapat që ka ndërmarr qeveria e vendit për zhvillimin ekonomik dhe favorizim të investitorëve në të gjitha fushat.

Ndërsa ministri i zhvillimit ekonomik Besim Beqaj më në detaje ka folur për ndërtimin e kapaciteteve energjetike.

Ai ka pranuar se deri tani ka pasur vonesa të paarsyeshme në fillimin e ndërtimit të termocentralit Kosova e Re.

Beqaj ka ftuar donatorët dhe vendet e zhvilluara të ndihmojnë iniciativat private për ndërtim të kapaciteteve të energjisë së ri-përtritshme dhe ka garantuar se çdo projekt do të jetë konform standardeve ndërkombëtare të prodhimit e të ambientit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›