E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emërime në ekzekutivin komunal të Ferizajt

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka plotësuar pozitën e Drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, e mbetur vakant që prej një jave pas emërimit të ish-drejtorit të këtij dikasteri, Bashkim Hyseni në krye të Qendrës së Kompetencës.

Siç njofton Komuna e Ferizajt në ueb-faqen e sajë zyrtare, në krye të kësaj drejtorie është emëruar drejtori i deritashëm i Administratës Komunale, Vesel Zhinipotoku, përderisa drejtimi i administratës i është besuar, Selim Marevcit.

“Kryetari Aliu ka theksuar se me këto ndryshime që janë bërë në përputhje me ligjin ka bashkëdyzuar përvojën dhe energjitë e reja që posedojnë personat e emëruar në këto poste me rëndësi, duke shpresuar se në të ardhmen do të rritet kualiteti i punës, pasi drejtuesit do të shfrytëzojnë përvojën e tyre dhe do të jenë në nivel të përgjegjësisë për kryerje të punëve me interes për komunën dhe qytetarët”, thuhet më njoftimin e Komunës së Ferizajt.

Kryetari Aliu ka thënë se nuk do të ketë ndryshime esenciale, por pritet që pas miratimit të Statutit të Komunës, me gjasë në seancën e ardhshme të KK-së, pasi një drejtori do të shuhet dhe nga ajo do të lindin dy tjera, të bëhet edhe një ndryshim.

Numri një i Ferizajt ka nënvizuar se kryetari i komunës ka kompetenca për të inkuadruar në ekzekutivin komunal njerëz nga shoqëria civile dhe grupe qytetare, të cilët janë dëshmuar për profesionalizëm.

Vesel Zhinipotoku, juris i diplomuar, përveç drejtimit të Drejtorisë së Administratës ka qenë edhe drejtor Administratës Pensionale, ndërsa Selim Marevci ka diplomuar në Shkenca Politike dhe Administratë, ndërsa ndjek edhe studimet master në këtë drejtim. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›