E Diel, 1 Nëntor 2026

Vajza përdhunohet nga i dashuri me shokët, i bëhet tatuazh në qafë me emrin e tij

20 vjeçarja Latishia Sanchez nga Albuquerque, New Mexico është në vijim të procedurave për heqjen e një tatuazhi, tek një specialist.

I dashuri i saj dhe miqtë e tij e përdhunuan këtë të fundit kur ishte vetëm 14 vjeç, ndërsa në momentin që u përmend e gjeti veten me tatuazh në qafë, ku shkruhej emri i të dashurit, si shenjë pronësie.

Një qendër e specializuar për heqjen e tatuazheve merret me këto raste, pasi ndodh shpesh që ish-bashkëshortët u bëjnë tatuazhe grave të tyre gjatë kohës që abuzojnë më to dhe i braktisin.

Sanchez shpreson që historia e saj të shërbejë për të sensibilizuar kundër dhunës në familje, ndërsa beson se tatuazhi me kalimin e kohës do të zhduket../ndeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›