Tom Ndreca Nuk e zbardhem vendimin se sipas Kodit Civil kishim dy dite pushim
Edhe pse nuk e ka zbardhur vendimin e tij Kolegji Zgjedhor nga deklaratat e relatorit apo kreut te trupit gjykues Tom Ndreca mesohet se lenia ne fuqi e vendimit te KQZ-se nuk eshte bere specifikisht per te cilesuar nese votat e hedhura ne kutine e gabuar jane te pavlefshme ose jo por veten ne cilesimin e aktit te KQZ-se si normativ apo vendim normal. Tom Ndreca gjyqtari i Kolegjit Zgjedhor i cili rrezoi padine e PS-se dhe la ne fuqi vendimin e KQZ-se per votat e gabuara dje ka kundershtuar argumentet e opozites ne dy dalje te tij publike. Ndreca ne lidhje me vonesen e zbardhjes se vendimit te Kolegjit te marre diten e premte ka thene se kishim dy dite pushim ndaj afati nis nga e hena. Ndreca ka marre per baze Kodin Civil por qe nuk ndodh keshtu me qeverine dhe administraten e cila nese dita e festes pra e pushimit i bie te shtunen apo te dielen ata nuk e bejne pushim diten pasardhese. Nderkaq Ndreca ka deklaruar dje per radion gjermane Deutsche Welle se akti i marre nga KQZ per votat e gabuara nuk eshte normativ.
AfatiKryesuesi i trupes se gjyqtareve ne Kolegjin Zgjedhor Tom Ndreca reagon per zbardhjen e vendimit te 3 qershorit. Ne nje prononcim publik Ndreca deklaroi se ka ende kohe qe te shpallet zbardhja e vendimit per rrezimin qe Kolegji i beri kerkeses se PS duke hedhur poshte pretendimet e PS se afati ka skaduar.
Ka ende kohe qe Kolegji Zgjedhor te dale me nje vendim. Ne po punojme me kapacitete te plota qe te mundesojme argumente te plota dhe te qarta per publikun. Vendimi do publikohet sa me shpejt shtoi Ndreca. Ne arsyetimin e tij Ndreca beri te ditur se afati i zbardhjes se vendimit llogaritet sipas Kodit Civil ku sic permendi ai nuk llogariten ditet e pushimit.
VendimiNe lidhje me natyren e vendimit te marre te premten nga Kolegji Tom Ndreca hedh drite mbi natyren e tij edhe pse plotesisht nuk eshte zbardhur. Duke folur per DW Ndreca deklaroi se situata zgjedhore peson ndryshime dhe lindin fenomene qe kerkojne zgjidhje. Kolegji Zgjedhor beri nje zgjidhje profesionale dhe te mbeshtetur ne legjislacionin e Shqiperise kur rrezoi kerkesen ankimore te PS-se. Kjo pasi Kolegji Zgjedhor gjykoi qe akti normativ i KQZ nuk kishte te bente me gjithe territorin e Shqiperise por vetem me nje njesi zgjedhore ate te Tiranes dhe si i tille nuk krijonte nje norme per te gjithe vendin. Akti normativ i KQZ per numerimin e votave te kontestuara nuk ishte perfundimtar pasi ai beri vetem korrigjimin e tabelave te KZAZ- ve te Tiranes. Por gjyqtari i Kolegjit nuk ndalohet me kaq ai ben edhe nje lloj interpretimi te boshllekut ligjor per zgjedhjet. Sipas tij thembra e Akilit ne procesin e numerimit eshte natyra partiake e Komisioneve Zonale te Administrimit Zgjedhor KZAZ-ve. Procesi i numerimit po stonon po zgjatet. Grupet e numerimit dhe nivelet e administrimit te ketij procesi nuk duhet te jene partiake duhet gjetur nje forme tjeter jo partiake ndoshta forma elektronike si e kane vendet e BE thote Tom Ndreca. Por gjyqtari i Kolegjit nuk e zgjeron argumentin e tij ne lidhje me natyren e sjelljes se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Kjo pasi nese komisionet e numerimit jane partiake ato kane nje barazi perfaqesimi pra dy nga mazhoranca dhe dy nga opozita. Ndersa ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve ka pasur nje votim partiak pra kater pro vendimit nga anetaret e mazhorances dhe tre kunder nga anetaret e opozites. Komisioni dhe Parlamenti Europian jane treguar te gatshme te japin ekspertize ligjore per te zgjidhur problematiken qe nxoren zgjedhjet lokale te 8 majit.