Kristiano Ronaldo lojtari më i mirë i vitit 2008 nga FIFA
Zyrih - Kristiano Ronaldo është shpallur futbollisti më i mirë nga FIFA për vitin 2008. Portugezii shte më i votuari nga trajnerët dhe kapitenët e përfaqësueseve anëtare të FIFA-s. Në votim ishin futbollistët, Kaka, fituesi i vitit të kaluar, Mesi, Ronaldo, Torres dhe Ksavi.
Nga votimi i kryer nga trajnerët dhe kapitenët e përfaqësueseve, Kristiano Ronaldo u kurorëzua si futbollisti më i mirë i vitit 2008. Ky është trofeu i dytë personal për Ronaldon, pas atij të dhënë nga Franc Football, “Topi i Artë”.
Trofeu iu dorëzua futbollistit nga legjenda e futbollit botëror Pele. Në vendin e dytë u rendit Lionel Mesi, dhe në të tretin Fernado Torres.