Vorlik: Dialogu Kosovë Serbi, shumë i rëndësishëm

Ambasadorja amerikane në Beograd, Meri Vorlik, ka deklaruar se Uashingtoni përkrahë Serbinë në integrimin e saj evropian ndërsa ka shtuar se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës është shumë i rëndësishëm dhe gjatë muajve të ardhshëm priten përparime të mëdha.
Në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, Vorlik ka theksuar se Serbia ka ende shumë punë për të bërë për sa I përket reformave të brendshm të cilat janë të rëndësishme për BE-në.
“Po aq e rëndësishme është edhe përparimi në lidhje me pyetjet që kanë mbetur të hapura dhe për këtë unë mendoj që dialogu i nisur kohët e fundit mes Beogradit dhe Prishtinës është shumë i rëndësishëm, ku pritet progres i madh gjatë muajve të ardhshëm”, tha Vorlik.
Gjithashtu Vorlik ka thënë se gjatë dialogut mund të arrihen shumë gjëra si zgjidhja e problemeve të telekomunikacionit, dokumenteve kadastrale apo dhe energjia elektrike.