Tiranë, kapet një sasi droge, arrestohet 43-vjeçari

Policia e Tiranës gjatë operacionit të koduar “Furnitori” ka bërë të mundur sekuestrimin e 250 gr kokainë dhe 700 gr kanabis sativa si dhe arrestimin e poseduesit të drogës.
Burime nga policia bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar në zonën e Porcelanit në Tiranë ndërsa është arrestuar 43-vjeçari Spartak Piciri.
Sipas policisë arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar është kapur në flagrancë me doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë dhe më pas gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 250 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë, e ndarë në 350 parcione, 700 gram me gjithë amballazh lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, një autoveturë e markës "Volzvagen Polo", me targa TDO 178 E, një motorr i markës "Piaggio", me targa TR 664 H, disa telefona celularë, një peshore që shërben për peshimin e dozave, një paisje elektrike që shërbente për përzjerien e lëndës narkotike me përzjerës të ndryshëm dhe një morsete metalike që shërben për presimin e lëndës së dyshuar narkotike.
Gjatë hetimit u konkludua se lënda narkotike e llojit Kokainë, shpërndahej në zona të ndryshme në kryesisht në lokalet dhe pubet e Tiranë, kryesisht kjo lëndë narkotike blihej nga klientë vip.
Ndërkohë ndaj 43-vjeçarit u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale "Prodhim, shitje të lëndëve narkotike" dhe materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.