E Diel, 1 Nëntor 2026

Voskopoja me bore, destinacioni më i preferuar pas festave

KORCË- Mungesa e intensitetit të një dite të zakonshme dhe kënaqësia për të festuar ndryshe kanë bërë që ditët e para ta gjejnë Voskopojën si rrallë herë të populluar.

Mes bardhësisë së dëborës dhe atmosferës së një dimri të vërtetë, turistë vendas dhe të huaj kanë shijuar bukuritë e natyrës dhe klimën malore, ndërsa kanë praktikuar edhe sportin e skive.

“Kaluam Vitin e Ri në Tiranë dhe erdhëm për tu qetësuar në Voskopojë. Këtu është shumë qetësi, larg rrëmujës së Tiranës, zhurmës, borove”, shprehet një turist.

“Dëbora më pëlqen jashtë mase, është e vetmja gjë që n ambush neve emigrantëve që jemui larg”, shprehet një tjetër.

Në stinën e dimrit bora është një ndër elementët kryesor që e bën Voskopojën tepër të vizituar, ndërsa shpeshherë fokusohet si një kujtim i bukur edhe në aparatet fotografike.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›