E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen 5 makina në autostradën Durrës-Tiranë

TIRANË- Një aksident i shumëfishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30 në autostradën Durrës-Tiranë.

5 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, por fatmirësisht nuk ka viktima, vetëm persona të lënduar e dëme materiale.

Edhe pse nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, policia e mbërritur në vendngjarje sqaron se prej tij është bllokuar tërësisht trafiku, pranë zonës së Yrshekut në aksin që vjen nga Durrësi.

Policia po punon për zhbllokimin e rrugës dhe për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›