Voskopojë, depo armësh me 1300 ton municione
Militirazimit nuk i ka shpëtuar dhe fshati turistik Voskopojë, me prioritet zhvillimin e turizmit.
Aktualisht pranë këtij fshati ndodhen 1300 ton municione, midis të cilave edhe një sasi eksplozivi. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Nexhip Bacelli. Kjo përbën një shqetësim për banorët e këtij fshati i cili pret vizitorë vendas dhe të huaj gjatë sezonit turistik. Kryetari i Komunës ka kërkuar largimin e këtyre municioneve nga kjo zonë turistike, ndërkohë që burime nga komanda mbështetëse rajonale, Korçë bëjnë të ditur, se janë marrë të gjitha masat me qëllim që municioni të jetë i sigurt dhe të mos përbëjë asnjë shqetësim për banorët e këtij fshati.
Një vit më parë gjatë shpërbërjes së municioneve ka humbur jetën, një ushtarak. Aktualisht kjo depo shër