Korçë- Zbulohet një tjetër bazë demontimi e municionit luftarak.
Një tjerër bazë demontimi punonte prej 8 muajshnë llogari të Mihail Delijorgjit. Fabrika e zbuluar ndodhet buzë rrugës Korçë- Kapshtiçë, në afërsi të fshatit Neviçisht,dhe furnizohej me municion luftarak nga firma e tij. Mësohet se një firmë fantazmë me administrator Ali Agollin bënte ç'montimin e fishekëve, për të nxjerrë bronxin që tregtohej më pas jashtë shtetit. Në këtë fabrikë vinin fishekë të ç'montuar, të cilët më pas shtypeshin në një mulli apo priteshin në një presë të blerë posaçërisht për këtë proces. Fabrika e ç'montimit të Ali Agollit ka ekzistuar deri pak ditë më parë, ndërkohë që nuk dihet numri i punëtorëve dhe makineriveqë ishin vendosur aty.