E FUNDIT / Gjykata: "Masë arresti për përgjegjësit e tragjedisë"
Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e arrestit për tre të rrestuarit e tragjedisë së Gërdecit. Konkretisht ajo ka vendosur arrest me burg për : Mihal Delijorgjin, adminstratori i firmës, Ylli Pinarin, drejtori i firmës MEICO dhe Drian Minxholin, drejtori i fabrikës në Gërdec. Ndërkohë q ë të arrestuarit nuk kanë pranuar akuzat .Sipas të dhënave nga gjykata administratori i firmës ka deklaruar se asgjë nuk ka qenë jashtë ligjit, asgjë nuk ka qenë jashtë rregullave dhe se për zhvillimin e demontimit të minave kanë pasur asistencë amerikane. Mësohet se Delijorgji u shoqërua në gjykatë me makinë të blinduar.