Vota e Rumanisë dhe minoritetet, si është pritur deklarata e presidentit Basesku
Deklarata e presidentit të rumanisë Trajan Basesku gjatë vizitës së tij në Shqipëri për të njohur aruminët si minoritet, ka ngjallur reagime në qarqet intelektuale në Shqipëri. Ekziston apo jo një komunitet i tillë, kjo është një çështje që më shumë shkakton të qeshura se sa mund të jepet një përgjigjje serioze. Ajo që mund të themi është se Rumania po shfrytëzon votën e saj për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Rumania është pikërisht nga ato vende që ende nuk ka njohur Kosovën, dhe është po ky shtet që na vë një kusht absurd. Ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të kujtojmë ato kohë të arta të marrëdhënieve midis Shqiperisë dhe Rumanisë, ku një numër jo i vogël atdhetarësh e patriotësh e shtrinë aktivitetin e tyre në Bukuresht e qytete të tjera, për të ardhmen e shtetit shqiptar. Por kjo nuk mund të barazohet me një komunitet tejet të vogël që erdhen për punët e tyre private, dhe nuk u kthyen më në Rumani, dhe, problemi i tyre është se edhe ky komunitet nuk është nga Rumania.