Ja efektet kurative të 10 plazheve tona dhe sëmundjet që ato kurojnë
gazeta SOT vë në dispozicion këshillat apo mundësitë për të shijuar pushime sa më perfekte. Nga ana tjetër Dr Cani rrëfen edhe efektet kurative të plazheve tona mahnitëse, disa prej të cilave janë cilësuar si perlat e Mesdheut. Sipas Dr Canit, ashtu si e ka thënë edhe vetë Hipokrati, se natyra shëron, në vendin tonë bukuritë e bregdetit, janë mrekullia dhe përkëdhelja e fatit për të gjithë ne. Por në zyrën e konsumatorëve sipas tij, këto bukuri ndër të cilët futen plazhet e bregdetit Jon e brigjet e Velipojës, të Shëngjinit, e panorama e mahnitshme e liqeneve tona rrudhen përpara ankesave të cilat vetëm për këtë fillim sezoni kanë arritur në 400-500 të tilla për të gjitha problemet e higjienës e cila pa diskutim është përgjegjësi e instancave vendore, por edhe e ndërgjegjësimit të vetë turistëve vendas.
- Jemi në fillim të sezonit turistik, a mund të na thoni diçka për plazhet e vendit tonë sa kruese janë ato, për sëmundje të ndryshme?
Plazh vjen nga fjala e vjetër Latine plaga (zonë) dhe greqishtja e vjetër plazh (brigje deti e lumenjsh, liqenesh) që përmbushin disa nga karakteristikat përcaktuese për tu larë, për te notuar por pa diskutim edhe për tu kuruar. Përkatësisht bregdeti shqiptar është i pasur me shumë, veti kuruese por jo vetëm. Në plazhet tona të cilët janë cilësuar si perla të mesdheut, gjen pa diskutim të gjithë elementët kuruese për një sërë sëmundjesh, këto elemente janë dielli dhe ajri, rëra, por edhe çakulli, zhavori e guriçka dhe së tepërmi jodi. (Homeri i Greqisë dhe Herodi në Egjipt)janë ndër të parët që kanë shkruar për vlerat e plazhit. Hipokrati; babai i mjekësisë thoshte se: vetëm natyra shëron. Këtu e ka bazën edhe ajo që zhvillohet si klimioterapia, helioterapia(mjekimi diellor), hidroterapia , balnoterapia etj. Në 90% të plazheve të vendit tonë sigurohen këto karakteristika të një plazhi kurativ dhe aktualisht funksionojnë mbi 11 plazhe në bregdetin tonë. Ato shtrihen nga jugu në veri që lagen nga deti Jon dhe Adriatik, të cilat karakterizohen nga klima mesdhetare(pra mbrohen nga erërat e ftohta në veri dhe të ngrohta në jug).
- Sa është numri i plazheve kurative në vendin tonë?
Bregdeti i vendit tonë në tërësi është më i miri sepse siguron ujëra të ngrohta relativisht në bregdetin Adriatik nga 7-14 gradë, ndërsa në bregdetin Jon temperaturat janë nga 14-25 gradë celsius. Kjo i bën të rralla plazhet tona, dhe të frekuentuara nga muaji Shkurt deri në muajin Gusht-Shtator. Plazhet tona janë vërtetë ndër më të mëdhatë ku janë gjithsej 520 km gjatësi. Ato kanë cilësi të veçanta për temperaturën, baticat dhe zbaticat(lëkundjet) janë 30-40 cm, valët janë nga 3-4 metra, kripëzimi është 35.5-39 për mijë (shëllira e detit) dhe kjo ka një rëndësi të madhe në rolin kurativ. Janë mbi 10 plazhe, me ndarje territoriale të pushtetit lokal dhe atë zonal si: Saranda,Vunoi, Borshi, Dhërmiu, Vlora, plazhi i ri dhe i vjetër, zona bregdetare e Semanit në Fier, në Divjakë të Lushnjës, Durrësi, Golemi, i Kavajës, Ishmi, Kurbin, Fushë kuqe Patok, Shëngjin të Lezhës, Velipojës dhe ujëra të tjera si Buna e Shkodrës liqenj dhe lumenj të tjerë të Shkodrës.
- Cilat janë plazhet më kurative në vendin tonë sipas jush, ku është klima më e mirë?
Plazhi i Vunoit, Sarandës, Dhërmiut, etj janë provuar si plazhi më ndihmues e kurativ në shërimin e artriteve e ato reumatizmale sepse ka zhavor të përshtatshëm dhe me sa duket rëra nuk ka shumë lagështi. Ndërsa përsa i përket kripës, e cila siç dihet është një element tepër kurues për sëmundjet reumatizmale më shumë në gjithë bregdetin, tonë gjendet në plazhin e Vlorës; Vlora ka dy plazhe atë vjetrin dhe plazhin e ri. Plazhi i ri është tek Uji i Ftohtë ka më pak rërishte, ndërsa plazhi i vjetër ka rërë të imët, të butë, dhe ujë të pastër. Ndërsa përsa i përket plazhit të Divjakës edhe ky plazh cilësohet si një ndër plazhet kuruese. Ky plazh ndodhet në veri të Liqenit të Karavastasë, para brezit të rërës shtrihet pylli i madh me pisha të dendura, ka rërë të imët të pastër, uji është i pastër, e deti i thellë. Por nuk mund të mbetet pas edhe plazhi i Durrësit- i cili është plazhi me i madh dhe më i frekuentuar gjatë gjithë gjatësisë së tij i cili shkon afërsisht në 5-6 km me rërë të imët, shumë pak lagështirë e ndodhet 37 km larg kryeqytetit. Furnizimi me ujë i këtij plazhi bëhet nga Selita e Tiranës. Një tjetër plazh kurues është edhe plazhi i Shëngjinit me 800-900 metra gjerësi me derdhje në Drin me rërë shumë të imët, pa lagështirë. Plazhi i Velipojës është një tjetër plazh i cili është cilësuar si Perla e Shkodrës.. Plazhi i Golemit është vazhdimësia e plazhit të Durrësit ka rërë të mirë të imët dhe të thatë. Plazhi i Pogradecit e ai i Prespës por dhe shumë liqenj dhe lumenj të Shqipërisë ku frekuentohet plazhi ata janë pasuri e çmuar e vendit. Por nuk mund të lemë pa përmendur edhe llixhat e ndryshme, të cilat vitet e fundit janë shumë të frekuentuara, jo vetëm nga turistët vendas, por ë një përqindje të lartë edhe nga të huajt. Këtu mund të përmendim llixhat e Elbasanit, apo edhe vende të tjera kurative të cilat ndryshojnë nga bregdetet, por janë po aq kurative sa to.
- Çfarë sëmundjesh përmirësohen më shumë në këto plazhe?
Këto plazhe karakterizohen nga disa cilësi kurative e mjekuese të aparatit të frymëmarrjes, ata që vuajnë nga sëmundjet e mushkërive dhe për pasoje si rezultat i presionit të madh atmosferik dhe të oksigjenit në ajrin e pastër të këtyre perlave kombëtare. Të sëmurët qetësohen sepse: bëhet shkëmbimi i gazrave, lagështia e ajrit me përbërësit mineral bëjnë zbutjen e mukozave të rrugëve të frymëmarrjes, ndihmesë të veçantë japin edhe banjot e diellit, hyrja në ujë dhe në disa raste me këshillën e mjekut për sëmundjet me TBC, bronshite, trakeobronkeite, sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut (si ato të zemrës, të enëve të gjakut) të cilat kërkojnë konsultë dhe përkujdesje mjekësore. Rekomandimi është në përgjithësi për në plazhe me gurishte, me temperaturat e ajrit në kufijtë 18-20 gradë celsius, por edhe në 21-22 gradë celsius, duke ndenjur nga 2-3 minuta në ditë e para pastaj me rritje graduale deri në 30 minuta në ditë. Këshillohet që të sëmurët me reumatizëm nuk duhet që të ekspozohen në diell dhe ato me artroza duhet të kenë kujdes nga temperaturat e larta sepse tek këto të sëmurë krijohen dy lagështi. (lagështia relative kthehet në lagështi absolute dhe ndihmojnë sëmundjet reumatizmale) Të sëmurët me tension të ulët/lartë duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Ata me tension të ulët duhet të dinë se qëndrimi në dielli më shumë se 5-10 min sepse komplikohet gjendja shëndetësore nga zgjerimi i enëve të gjakut), ndërsa të sëmurët me tension të lartë sduhet të bëjnë banjo dielli, por ta kompensojnë me qëndrimin në hije të plotë ose brenda duke marrë ajër të freskët përballë detit në ballkonet pranë plazhit.. Sëmundjet e aparatit të tretjes, sëmundjet e metabolizmit (enëve të gjakut të gjëndrave), sëmundjet e kockave (rakitizmi), sëmundjet muskulare, ato të tendinëve, të kyçeve, të veshkave, të organeve gjenitale e sidomos për gratë dhe të sëmundjet e lëkurës, të gjëndrave tiroide etj. Ku përveç konsultës me mjekun këto të sëmurë duhet të jenë të kujdesshëm në qëndrimin në diell dhe në hyrjen në ujë. Ato të sëmurë me Tiroide të duhet të kontrollojnë nivelin e prodhimit të tiroides kur ka më shumë dhe kur më pak dhe të zbatojnë këshillat e mjekut.

- A duhet të kemi kujdes gjatë ekspozimit në diell, cilat janë këshillat që ju do të jepnit për të gjithë turistët vendas dhe të huaj?
Për të gjitha sëmundjet e zemrës dielli nuk rekomandohet. Por edhe për sëmundjet e hipertensionit arterial. Ndërkohë që për sëmundjet nervore, emocionale, hipotensive, duhet shumë kujdes dhe personave të sëmurë nuk ju këshillohet plazhi. Personat e prekur me sëmundjet e lëkurës si fitodermat duhet të kenë kujdes gjatë ekspozimit në diell. Ndërsa rëra e nxehtë por edhe qëndrimi për një kohë të gjatë në diell përbën rrezik, për sëmundjet e epilepsisë. Gjithashtu dielli nuk rekomandohet edhe për sëmundjet infektive. Ndërkohë duhet pasur kujdes e