Ukraina se shpejti hap ambasaden ne Tirane
Ukraina pritet te hape se shpejti perfaqesine e saj diplomatike ne Tirane. Ky zhvillim i marredhenieve mes dy vendeve eshte konfirmuar nga ministri i Jashtem i Ukraines Kostyantyn Grushenko gjate takimit me ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto. Ne takimin e zhvilluar pas punimeve te samitit te OSBE-se ne Kazakistan dy homologet vleresuan nivelin e marredhenieve ekzistuese mes dy vendeve. Gjithashtu ata rane dakord qe gjate vizites se pritshme te Presidentit te Ukraines ne Shqiperi te nenshkruhen nje sere marreveshjesh te cilat do te kontribuojne ne forcimin e bashkepunimit ne te gjitha fushat me interes te ndersjelle vecanerisht ne fushen ekonomike.
Ministri Haxhinasto informoi homologun e tij rreth zhvillimeve ne Ballkanin Perendimor dhe ecurine e procesit te integrimit te Shqiperise dhe te gjithe rajonit. Dy ministrat e Jashtem rane dakord per te bashkepunuar ngushte ne kuader te Kryesise ukrainase te OSBE-se ne vitin 2013.