E Diel, 1 Nëntor 2026

Vota që teston të gjithë

Nga Artan Xh. Duka

Përballë pasqyrës së NATO

Ndërsa zgjedhjet presupozojnë kthjellimin e situatave politike, tek ne veçse përkeqësojnë më keq. Zgjedhje me të mirat deri më sot mbeten konsiderata relative që varen nga referenca e janë maksimumi i lëvdatës perëndimore që përtej një komplimenti, është një kritikë elegante për një vënd të NATO që dështon sistematikisht të respektojë votën edhe pas 20 vjet demokraci formale.  Fiaskot elektorale me fushatat jo transparente e jo etike parazgjedhore, kaotizmin e amatorizmin e ditës së votimit, numërimin e telekomanduar, pështjellimin postzgjedhor e arbitraritetin e levave të partisë, intimidimin e sistemit të drejtësisë me finale tensionimin e jetës së vëndit janë shëmti që pasqyra e NATO nuk i fsheh aspak. Deri në përmbushjen e standarteve perëndimore, mbetemi në ujrat e tranzicionit dhe askujt nuk i lejohet, qeverisë të parës, të mburret e vetkreditohet politikisht.

Perëndimi me lupë në dorë

Sepse u zhgënjyen nga 2009, kësaj rradhe perëndimi me lupë në dorë, preku vetë dhe imtësisht realitetin zgjedhor duke shmangur çdo lloj telefoni të prishur me efekte në objektivitetin e çertifikimit final. Pa qënë surprizë, vlerësimet paraprake nuk janë inkurajuese. Zhgënjimi është evident ndaj dështimit të një vëndi NATO në mospërmbushjen e pritshmërive normale edhe pas investimit të jashtëzakonshëm dhe dorëzanisë së miqve anglo-saksonë në perspektivën e integrimit në BE. Përtej përjetimit dhe konsideratave tona, pozicioni perëndimor mbetet thelbësor për aq kohë sa aspirojmë të ndajmë me të vlera të përbashkëta të demokracisë dhe shtetit ligjor.

Kur dëgjojmë çfarë na pëlqen

Përpos dështimit elektoral dhe provokimit të predispozicionit perëndimor, politika shqiptare, pa kurrfarë përulësie ndaj elektoratit dhe respekti ndaj miqve perëndimorë, jo vetëm që nuk pranon mëkatin me ndjesën përkatëse por intepreton sipas interesit mesazhet e perëndimit duke mos ndrequr por korracuar më tej qëndrimet absurde që pse janë të tilla provokojnë atë reagim perëndimor. Karshillëku i syresh politikanëve, përzjerë me doza butaforike servilizmi, shkon deri në arrogancën e vënies në gojën e partnerëve të konsideratave që më tej serviren si alibi të rradhës duke bërë që politika e vjetër, nga promotore e emancipimit dhe progresit demokratik, të bëhet pengmarrëse e këtyre vlerave.

Butaforia e ditës së zgjedhjeve

Ndonse e konsideruar si realitet perëndimor, vetë dita e zgjedhjeve nuk i shpëtoi butaforisë dhe anormalitetit. Qetësia relative është progres por kjo nuk mjafton. Mjerisht ditën e votimit nuk ndjehemi perëndimor përderisa, në mungesë të sistemit online të verifikimit të kartave të identitetit dhe reflektimit në database zgjedhor, dinjiteti i votuesit cënohet si prej (a) paragjykimit përmes shënjimit të gishtit me bojë, (b) kartave të identitetit që nuk garantojnë eskluzivitet apo (c) kushtet e papërshtatshme deri dekurajim distanca të largëta, ngjitje shkallësh apo formati vetëm verbal e pa simbole i fletës, për të ushtruar vullnetin zgjedhor për një seri kategorish delikate pleqëria e thellë, romët, të verbërit, të sëmurët kronikë apo analfabetët.

Turisti votues

Një gangrenë konstante e subjektivitetit zgjedhor mbeten listat e votuesve. Opozita duke i dhënë privilegjin e dyshimit pushtetit, pranoi të merrte pjesë në zgjedhje kur, përveçse kartave të identitetit ende jo on-line, vetë listat zgjedhore mbeten problematike për shkak të fluiditetit në to. Kushdo mund të bëhet banor i metropolit, qoftë dhe në prag të zgjedhjeve por ndërkohë duhet të ketë kritere për privilegjin për të votuar atje sepse një kontratë qeraja në banesa anormale garazhe, qilare, lavazhe, gërmadha të braktisura etj, nuk duhet të garantojë këtë gjë ndërkohë që edhe për banesa normale kontrata e qerasë duhet të mbështetet me dokumentacion përkatës të shërbimeve utilitare ujë, drita, telefon apo banka për një periudhë të caktuar përpara zgjedhjeve në fjalë.

Kur drejtësia vendos për fatin e saj

Sfida legale ndaj fatit të votës së lirë, sesa drejtësi për të, është sfida e gjyqësorit ndaj imazhit të vetvetes. Preçedentët nuk inkurajojnë besueshmëri e përsa kohë drejtësia nuk respekton vetveten do të endemi pafund në rrethin vicioz të arbitraritetit politik që pjell më shumë arbitraritet politik. Me një sistem efikas gjyqësor të pavarur prej politikës, zgjedhjet nuk do të riciklonin tensione pafund sepse do të dekurajohej abuzimi me to, sikurse asnjë opozitë nuk do të radikalizohej sepse çdo papërgjegjshmëri politike dhe qeveritare do të ndëshkohej në kohë sipas ligjit. Kjo nuk ka ndodhur dhe pushteti gjyqësor perceptohet si aneks i pushtetit politik duke u paragjykuar nga syresh në objektivitetin e verdiktit si mision i pamundur.

Drejtësia meriton privilegjin e dyshimit

Ndonse i paragjykuar, konsolidimi i gjyqësorit shkon përmes respektimit të verdiktit të tij, pavarësisht ndërhyrjes politike, për të krijuar një preçedent pozitiv për më tepër që rekomandohet prej miqve anglo-saksonë, që të zhveshur prej emocioneve, apelojnë për qetësi dhe përgjegjshmëri. Respekt nuk do të thotë dakortësi dhe pala e pakënaqur mund të konsiderojë si rrugë të tjera apelimi ashtu dhe rritjen e trysnisë politike dhe sensibilizimin e mëtejshëm për kauzën e saj.  Nëse gjykatat paragjykohen, reformat në drejtësi duhet të jenë urgjente si për të garantuar objektivitetin e gjykimit ashtu edhe apelimin efikas shoqëruar me masat ndëshkuese në raste të abuzivizmit.

Përtej etiketës së NATO

Etiketa NATO në ambalazhin e shoqërisë shqiptare duhet të pasohet me standarte sjelljeje po të tilla. Reagimet e palëve ndaj apelit për votën e 8 majit duhet të jenë kushtetuese. Pushteti, i paragjykuar për intimidim institucionesh e pushtetesh të pavarura, duhet të distancohet nga praktika të debatueshme dhe të mos riciklojë preçedentët e dikurshëm kur vetë në opozitë sfidonte drejtësinë e kapur sipas saj, deri në komunikimin eskluziv vetëm me prokurorë të huaj apo personel ambasadash. Ndërkohë opozita, nëse beson se drejtësia merret peng, nuk duhet të radikalizohet në mosrespektim të atij vendimi por të fokusohet në mundësitë për sfidim legal të tij paralelisht me sensibilizimin politik të kapjes së shtetit ndaj çdo protagonisti të përfolur, që i imunizuar prej ligjit, ende apelon për votën e qytetarit. Protesta opozitare duhet të jetë qytetare dhe paqësore duke sensibilizuar jo vetëm prokurorinë  që të zbardhë afera e tragjedira me ndjeshmëri maksimale publike por dhe mbarë opinionin publik dhe miqtë tanë perëndimorë në fatin e një shoqërie që meriton drejtësi. Përkundrejt arbitraritetit të pushtetit, opozita është në të drejtën e radikalizimit për aq kohë sa ai mbetet paqësor dhe ligjor në emër të shmangjes së boomerangut politik e afirmimit të shëmbullit për të ardhmen.

Pashmangshmëria e zgjidhjes politike

Nëse synimi maksimalist opozitar, pavarësisht verdiktit të kolegjit, mbetet zgjedhjet e parakohëshme, në kushtet kur perceptohet se puna e pushtetit lokal nuk ka duk me një qeveri që nuk ka predispozicionin e bashkëpunimit, kjo domosdon paraprakisht reforma të shpejta e efikase në drejtësi e ligj zgjedhor. Nëse ekipi qeveritar aktual nuk gjeneron më besueshmëri tek opozita që më 8 maj priste të mos dëgjonte më klishenë e zgjedhjeve më të mira se më parë, al

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›