Votat, Prokuroria heton, KQZ shkrumbon!

Por teksa ky proces pritet të vijojë pa problem, nga ana tjetër Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për votimet në Tiranë pas kallëzimit të bërë nga Partia Socialiste.
Kjo parti pretendon se në kutitë për zgjedhjet e kreut të Bashkisë së Tiranës janë gjetur më shumë fletë vota se numri i votuesve.
Nuk dihet se pse prokuroria nuk e ka nisur hetimin më parë, kur kallëzimi është bërë prej javësh, por megjithatë, materialet e sekuestrua janë selektive dhe nuk do të krijojë ndonjë bllokim të djegies së fletëve të votimit të të gjithë Shqipërinë.
"Pas përfundimit të afatit për ankimet, KQZ hap të gjitha kutitë e votimit, nxjerr procesverbalet e votimit, si dhe tabelat dhe procesverbalin e numrit të fletëve të votimit dhe ia dërgon ato Arkivit Qendror të Shtetit në mënyrën e caktuar prej tij. Të gjitha fletët e votimit dhe kundërfletët digjen nën mbikëqyrjen e KQZ-së", thuhet në Nenin 178 të Kodit Zgjedhor. Më 26 shtator, KQZ-ja vendosi që t’i linte një muaj kohë Prokurorisë për të kryer hetimet e saj. Sipas planit të miratuar, djegia e fletëve nis sot dhe do të përfundojë në fund të muajit dhjetor. /Start/
2011-10-26 08:49