Votat e cameve shpetojne qeverine per ligjin e pronave

Ligji votohet dy here pasi heren e pare PD nuk kishte 71 vota. Heren e dyte votat e Idrizit dhe Tahirit shenohen si pro mazhorances. Deputetet kemi votuar pro Presidentit
TIRAN - Deputetet e PDU-se Dashamir Tahiri dhe Shpetim Idrizi kane shpetuar projektligjin e qeverise per disa ndryshime ne ligjin e pronave. Miratimi i ketij ligji i cili eshte rrezuar me pare nga Presidenti duke e konsideruar ate si antikushtetues eshte kthyer ne nje skandal duke u votuar dy here brenda nje seance plenare.
Edhe pse u hodh per miratim ne fillim te procesit te votimit ai u rifut ne votim edhe ne fund. Ne votimin e pare mazhoranca nuk mundi qe te siguronte shumicen e nevojshme per miratimin e tij duke qene se nga 71 vota te nevojshme per miratimin e tij votuan pro vetem 69 deputete.
Nderkohe tre deputete votuan kunder dhe nje tjeter abstenoi. Ne votat kunder ishin edhe deputetet e PDU-se. Por qendrimi i tyre ndryshoi ne votimin e dyte te ligjit te pronave ne parlament. Deputetet e kesaj force politike dhane voten e tyre pro ndryshimeve qe kerkohen ti behen ketij ligji aq shume te diskutuar mes mazhorances dhe opozites.
Gjate procesit te votimit ka qene deputeti Tahiri i cili votoi pro ketij ligji nderkohe deputeti tjeter i kesaj force duke pare kolegun e tij dha voten pro ketij ligji. Ne baze te rregullores se Parlamentit ne momentin kur kryeparlamentarja terheq nje projektligj apo dekret nga procesi i votimit mbledh sekretariatin duke i shpjeguar atij arsyet e anulimit dhe arsyet e hedhjes per rivotim. Por nje gje e tille nuk ndodhi ne sallen e seancave parlamentare.
Por pasi u votuan projektligjet e tjera ne fund Topalli hedh serish per rivotim dekretin e Presidentit per rishqyrtimin e ligjit per kthimin dhe kompensimin e pronave dhe kesaj here arrin te rrezohet me 72 vota te deputeteve te mazhorances.
Duke marre fjalen kryeministri Berisha tha se projektligji qe kerkon ndryshime per Kthimin dhe Kompensimin e Prones eshte kunder pushtetareve qe abuzojne me pronat e pronareve dhe qytetareve te Shqiperise. Ky projektligj - tha kryeministri pret me gersheren e se drejtes pronat e paligjshme te pushtetareve dhe ben drejtesi me pronat e grabitura nga njerezit me pushtet.
Duke ftuar opoziten qe te mos votoje kunder projektligjit kryeministri tha se beteja per pronen eshte beteja per sistemin e se drejtes. Transparenca e grabitjes se tyre do ti shkohet deri ne fund duke cuar para pergjegjesise ligjore pushtetaret qe kane abuzuar me to.
Por menjehere kane reaguar deputetet socialiste te cilet akuzuan kreun e qeverise se nepermjet ketij ligji synon qe te mbroje investitoret te cilet kane lidhje me te aferm te qeveritareve.
Ndersa deputeti socialist Erjon Brace publikoi ne Kuvend fakte qe sipas tij implikojne kreun e qeverise ne afera korruptive duke cituar edhe emrin Damir Fazllic. I permend Berishes raste te pronave sic jane zona e Hamallajt dhe pronat e blera nga Damir Fazllic.
Keni miratuar dy studime ne KRRTRSH mbi pronat e atyre ne Hamallaj dhe keni vendosur prishjen e ndertimeve te tyre. Rasti tjeter eshte nje hapesire prej 700 hektaresh ne Qeparo qe merren nga nje firme dhe nje vule ashtu sic thate pak me pare. Ky ligj nuk i zgjidh keto raste - akuzoi deputeti socialist njeheresh edhe anetar i Komisionit te Ekonomise.
Ndersa deputeti socialist Taulant Balla deklaroi se nepermjet ketij ligji i hiqet prona te zotit dhe u jepet pushtetareve. Me kete ligj synohet mosdhenia e pronave tek pronaret permes akteve administrative.
Ju doni permes institucioneve politike sic eshte AKKP te shperbleni veten dhe familjaret tuaj me toka - u shpreh Balla. Ndersa deputeti Alibej i cili ka qene edhe relatori i ketij projektligji sqaroi se ligji eshte nje garanci me shume pasi filtron pronat e dhena nga ish-komisionet e meparshme.
Ky ligj eshte nje filter per verifikimin e vendimeve te komisioneve te kthimit dhe kompensimit te pronave. Askush nuk duhet te kete frike nga ky filter. As ju nuk mund ta kundershtoni kete filter - tha Alibeaj.
Ligji Per Kthimin dhe Kompensimin e Prones u kthye nga Presidenti me 13 gusht te muajit te kaluar. Ne njoftimin zyrtar te presidences kreu i shtetit e argumentoi kthimin e ligjit me frymen antikushtetuese. E shqyrtova me vemendje kete ligj dhe jam i ndergjegjshem per problematiken dimensionin dhe rendesine qe ka ky ligj.
Por me qellim qe zgjidhja e ofruar te jete sa me prane standardeve te te drejtave te njeriut dhe atyre kushtetuese vendosa ta kthej ligjin edhe njehere per rishqyrtim ne Kuvend per shkakun se gjykoj se ka vend te rishikohet si per sa i perket kushtetutshmerise se tij por edhe per ta bere ate efektiv dhe te zbatueshem - thuhej ne letren shoqeruese drejtuar Kuvendit nga Presidenti.
Njoftimi i PDU-se
PDU Nuk votuam kunder dekretit te Topit
Nepermjet njoftimit per mediat PDU ka sqaruar edhe vendimin e deputeteve te saj per votat e dhena ne parlament per ligjin e pronave. Deputetet e Partise Drejtesi dhe Unitet kane deklaruar sot voten e tyre kunder propozimit per rrezimin e dekretit te Presidentit te Republikes prof. dr. Bamir Topi per rishqyrtimin e ligjit PR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME N LIGJIN NR. 9235 DAT 29.07.2004 PR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONS S NDRYSHUAR.
Qendrimi i Partise Drejtesi dhe Unitet mbi ceshtjen e pronave eshte i pandryshueshem duke qendruar gjithnje prane kerkesave te ish-pronareve dhe zgjidhjen perfundimtare te drejte dhe te shpejte te ceshtjes se kthimit dhe kompensimit te pronave te te gjithe pronareve te ligjshem ne Republiken e Shqiperise.
PDU kerkon dhe po tenton me mjete ligjore dhe diplomatike zgjidhjen e ceshtjes pronesore te shqiptareve ne Greqi dhe si pasoje nuk mund te kete dopio standarde ne qendrimet e saj per pronat e shqiptareve ne Shqiperi - thuhet ne njoftimin zyrtar te PDU-se.
Qendrimi i PS-se
Nderkohe pas seances Partia Socialiste nepermjet nenkryetarit te grupit parlamentar Saimir Tahiri e cilesoi vendimin e kryetares se parlamentit votimin per te dyten here te ligjit per pronat nje atentat ndaj Kushtetutes se vendit.
Nenkryetari i grupit parlamentar Socialist Saimir Tahiri theksoi se Mosplotesimi i numrit prej 71 deputetesh te kerkuar nga Kushtetuta le ne fuqi dekretin e Presidentit te Republikes qe do te thote se ndryshimet e ketij projektligji ne vetvete antikushtetuese te votuara per here te dyte brenda te njejtes seance edhe kjo ne menyre teresisht antikushtetuese nuk mund te kene asnje efekt ligjor. Kjo eshte shkelja e radhes e Kushtetutes e konsumuar ne Parlament prej Kryetares se Kuvendit dhe Sali Berishes - thuhet ne deklaraten e Tahirit.